Jonuz i jep fund papunësisë

Trajneri Mirsad Jonuz do të marrë drejtimin e një skuadre të re. Ai do të ushtorjë profesionin e tij, atë të trajnerit në kampionatin e Katarit në të ardhmen, me skuadrën që ende nuk bëhet e ditur.

Sipas “Sportmedia”, Jonuz është tashmë në Katar, por sipas protokolleve, ai do të duhet të kalojë shtatë ditë në karantinë dhe më pas do të bëhet prezantimi, ndoshta javën e ardhshme.

Kjo është një ofertë e shkëlqyer që tekniku maqedonas 58-vjeçar e ka pranuar menjëherë dhe tani mbetet vetëm “e zeza mbi të bardhë” në kontratën e tij.

Klubi i fundit i Mirsad Jonuz ishte Vllaznia ku qëndroi vetëm një sezon. Më parë ai drejtonte skuadrën qipriote Nea Salamis, kombëtaren e madhe të Maqedonisë së Veriut, kombëtaren e Maqedonisë së 21-vjeçarëve, Rabotniçkin dhe Pobedan.

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 6 të vdekur,535 raste të reja.Shërohen 168 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

Turqia raporton 1.693 raste të reja me COVID-19

të fundit nga