Jonida Vokshi i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve: Investim për shëndetin!

Jonida Vokshi, aktorja dhe moderatorja e dashur për publikun mbolli në Parkun e Liqenit të Tiranës një pemë për 5 mujorin e vajzës së saj, Emit.

Prezantuesja e njohur televizive zgjodhi një manjolë për vajzën e vogël, të cilën e mbolli në Kodrën e Shën Prokopit, pranë Amfiteatrit të Tiranës, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Për mua ishte kënaqësi shumë e madhe! Bravo që e nxisni këtë sepsenë fund të ditës, në qytetin ku kemi lindur, jemi rritur, po lindim dhe po rrisim fëmijët tanë, ku ka më mirë sesa jeta e shëndetshme. Jetë e shëndetshme nuk është vetëm ajo që bëjmë individualisht, mënyra si ushqehemi, lifestyle, por mbi të gjitha, është edhe kolektivja, ku duhet të kontribuojmë, dhe ky është një investim shumë i mirë për shëndetin”,tha ajo.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nëse të gjithë bëhen bashkë në këtë nismë, ndryshimi vjen. “Kur mbjell një pemë, dikush mund të thotë:‘një pemë në një pyll kaq të madh, nuk ka asnjë vlerë’, por ku e bëjnë mijëra njerëz përditë, do të kemi mijëra pemë. Ne e bëmë prej 5 vitesh me shumë dashuri. Nuk është një pikë në oqean, por janë disa pika që e mbushin të gjithë këtë det të mirësisë, që ne duam të kultivojmë në qytetin tonë”, tha ai.

Veliaj kujtoi si ka qenë para 5 vitesh Amfiteatrin e Liqenit dhe si është sot. Madje, në Kodrën e Shën Prokopit nuk kishte asnjë pemë, por që sot po kthehet në pyll. Ai shtoi se të njëjtin transformim do të ketë edhe Kisha, e cila do të rikthehet në identitet.

“Më kujtohet ky Amfiteatër kur morëm detyrën para 5 vitesh: pllakat e thyera, karrige e gurit po ashtu, çdo gjë ishte vandalizuar dhe shkatërruar. Më vjen mirë që, pas Amfiteatrit, do ta ketë radhën Kisha e Shën Prokopit. Kur prindërit tanë kanë qenë fëmijë, pra periudha fill pas lufte, kjo njihej vetëm si kodra e Shën Prokopit. Më vjen mirë që kemi vendosur ta rikthejmë edhe Kishën siç ka qenë, por tani jo kodra vetëm me Kishën, por kodra me Kishën, një pyll, Amfiteatrin dhe liqenin e pastruar”, u shpreh Veliaj.

Ngjarja paraprake

​Virusi Chapare, vdekjeprurës sa Ebola - a do të jetë pandemia e radhës?

Ngjarja e ardhëshme

Shifra rekord të Covid-19 në Prishtinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian