John Legend shfaqet për herë të parë në skenë që kur gruaja e tij humbi foshnjën

John Legend u shfaq në skenën e “Billboard Music Awards”.

John Legend dhe Chrissy Teigen së fundmi e kanë humbur fëmijën e tyre, disa ditë pasi ajo u shtrua në spital me gjakderdhje të rëndë, shkruajnë mediat e huaja.

Ai për herë të parë u pa në publik derisa shkoi për të blerë gjëra ushqimore në dyqan ndërsa në skenë për herë të parë doli në “Billboard Music Awards”.

Performanca e tij është vlerësuar lartë nga të gjithë dhe para se ai të shfaqej në skenë Kelly Clarkson vlerësoi John dhe Chrissy për forcën e tyre.

“Ai dhe Chrissy të dy kanë këtë mënyrë të ngrohtë për të na ftuar në botën e tyre. Lartësitë dhe uljet. Zemra ime – padyshim të gjitha zemrat tona – ju drejtohemi të dyve në këtë kohë shumë të vështirë. Dhe unë jam mirënjohës që vazhdoni të ndani dritën tuaj dhe talentin tuaj me të gjithë ne”, u shpreh ajo.

Kelly pastaj e quajti performancën “shumë të veçantë” dhe tha se ishte “ndoshta e preferuara ime e natës”.

Image
Image
Ngjarja paraprake

Trump vazhdon fushatën zgjedhore në Ajova

Ngjarja e ardhëshme

Libani prolongon formimin e qeverisë deri më 22 tetor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian