Joe Biden premton se vaksinën antiCOVID do ta ofrojë falas për amerikanët

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka premtuar se nëse zbulohet një vaksinë kundër COVID-19 popullit amerikanë do t’i ofrohet falas, pavarësisht nëse ata kanë apo nuk kanë sigurim shëndetësor.

“Pasi të kemi një vaksinë të sigurtë dhe efektive, ajo duhet të jetë falas për të gjithë, pavarësisht nëse jeni të siguruar,” tha Biden gjatë një fjalimi në Wilmington, Delaware, shkruan CNN.

Ai deklaroi se do ta shtyjë qeverinë federale që të blejë sa më shumë vaksina për t’i ndarë ato falas për qytetarët. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

McKennie negativ në testet e Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Dua Lipa i gëzohet këtij suksesi të duetit “Levitating” me DaBaby

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian