Joe Biden heq të gjitha reklamat kundër Trumpit pasi presidenti u shtri në spital

Një zyrtar i fushatës së kandidatit për president nga kampi i demokratëve, Joe Biden, ka konfirmuar për NBC News se janë hequr të gjitha reklamat negative për presidentin Trump nga rrjetet sociale.

Ky lajm vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, është transferuar me helicopter nga Shtëpia e Bardhë për në spitalin ustarak.

Presidentit amerikan duket se iu përkeqësua gjendja nga koronavirusi, ende pa hyrë në 24 orë që kur doli pozitiv.

‘Reklamat negative për Trumpin janë deaktivizuar në Facebook. Tani gjithkund ku përmendet Trump (në këtë kontekst v.j) është joaktive”, shkruan Ben Collins.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Komisioni për sëmundje infektive detajisht do t’i kontrollojë pyetësorët anketues

Ngjarja e ardhëshme

Austria e ktheu prapa dhe e gjobiti qytetarin me patentë shofer të Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian