Joe Biden: Është koha që t’u jepet fund luftërave të gjata të Amerikës

SHBA do të vazhdojë të mbështesë Afganistatnin edhe pas tërheqjes së të gjitha trupave, por jo ushtarakisht, ka konfirmuar presidenti Joe Biden.

“Është koha që t’i jepet fund luftërave të gjata të Amerikës”, ka thënë ai në një fjalim të mërkurën.

Tërheqja e trupave koincidon me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001-ës, thonë zyrtarët.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë thënë se talibanët, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet e tyre për të zvogëluar dhunën në Afganistan.

Në Kabul, zyrtarët afganë thonë se do të vazhdojnë bisedimet e paqes duke u përgatitur për tërheqjen./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim, lokomotiva që nuk pushon

Ngjarja e ardhëshme

Ekspertët e OKB-së: Dhuna e kolonëve hebrenj ndaj civilëve palestinezë po rritet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian