Joan Laporta mbështet mbetjen e Koemanit s’i trajner nëse zgjidhet president i Barcelonës

Kandidati presidencial i Barcelonës, Joan Laporta, këmbëngul se trajneri Ronald Koeman do të jetë i sigurt nëse ai fiton zgjedhjet e marsit.

Gjatë muajit të ardhshëm është parashikuar të mbahen zgjedhjet për president të ri të klubit katalunas, Barcelona.

Tre emra janë në garë për t’u zgjedhur në krye të klubit nga Camp Nou, ku njëri nga ta është edhe ish-presidenti, Laporta.

Laporta shihet si favorit dhe thotë se Koeman mund të sigurohet për mbështetjen e tij nëse zgjidhet ai president.

“Koeman ka një kontratë aktuale dhe ne do të mbështesim trajnerin tonë dhe skuadrën aktuale”, ka thënë shkurtimisht Laporta.

Ish-presidenti i Barcës paraqiti stafin e tij dje, i cili përfshinte ish-kapitenin Carles Puyol dhe Mateo Alemany, dikur drejtor sportiv i Valencias.

Ngjarja paraprake

PD, Vokshi: Rama nuk ka për të marrë një mandat të tretë

Ngjarja e ardhëshme

Sot në Malishevë 5 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian