JLo dhe Maluma arrijnë tre milionë klikime për tri ditë, këngëtarja shqiptare ironizon me artistët tanë

Aurela ka ironizuar me klikimet e këngëtarëve shqiptarë.

Aurela Gaçe ka ironizuar sërish me çështjen e klikimeve të këngëtarëve tanë, të cilët arrijnë çdo herë shifra marramendëse.

Ajo kësaj radhe ka krahasuar këngën e dy yjeve botëror, Jennifer Lopez dhe Maluma, të cilët ka pak ditë që kanë lansua “Pa Ti + Lonely”.

Këngëtarja thotë se për tre ditë, dyshja morën vetëm 3 milionë klikime, përkundër faktit se kanë fansat të panumërt.

Aurela shton me ironi se nëse do ishin këtu klikimet do ‘ishin’ më të mëdha dhe do thyenin rekorde.

“3 ditë, 3 miljone e 500 mije views. Nderkohe, Subscribers ne youtube. 13.4 miljone. Ose këta s;kanë fansat (qe dmth o kane keta o s’di tjeter) ose s’dine te blejnë, ose ose, duhet te ishin Shqiptare qe te kishin më shume sukses në keto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po te ishin ketu, do te kishin thyer rekorde edhe me shume se kaq. Do te shkruante edhe media per thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”, shkruan artistja.

Image
Ngjarja paraprake

Dembele i përgjigjet ofertës së Manchester Unitedit

Ngjarja e ardhëshme

12 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja e tyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian