Ji përherë vetvetja! Mos u mundo asnjëherë të jesh si dikush tjetër!

Njerëzit shpenzojnë shpesh kohë nga jeta e tyre për të qenë si dikush tjetër. Si dikush që në dukje nuk gabon, si dikush që në dukje ka një jetë perfekte, si dikush që i ka mirë marrëdhëniet me të gjithë. Ështënormale të kesh persona të tillë që kërkon t’i arrish, por mos e mendo asnjëherë veten si inferior ndaj tëtjerëve. 

Je njeri, të lejohet të gabosh, të lejohet të kesh probleme në jetë dhe të kesh konflikte me disa persona. Madje, është anormale të mos kesh konflikte, pasi një person që i ka mirë marrëdhëniet me të gjithë, me shumëmundësi nuk i ka mirë marrëdhëniet me veten. Kur e di se çfarë do dhe çfarë kërkon të arrish nëjetë, sigurisht do të ketë persona që do të dalin kundër interesave të tua dhe me ta do të kesh debate. 

Nga ana tjetër, askush nuk ka një jetë perfekte. Askush. Mund të shtiren në sytë e të tjerëve sikur gjithçka po u shkon mirë, por nuk është  e vërtetë. Populli ynë ka një shprehje shumë të bukur: “I zoti e di ku i pikon çatia”. Çdokush ka probleme, nga ato që mund të duken të vogla, deri tek ato madhoret të lidhura me shëndetin dhe jetën. Ama nuk ekziston koncepti i një jete perfekte, për aq kohë sa ekzistojnëproblemet që sjellin me vete stres. 

Mos u përpiq t’i ngjash dikujt tjetër. Ekziston një arsye se pse jemi të gjithë të ndryshëm, sepse gjithçka do tëishte shumë e mërzitshme nëse do të ishim kopje të njëri-tjetrit. Ndryshimi mes njëri-tjetrit është ajo që e bën botën më të bukur. Ndaj, kuptoji nevojat e tua, kuptoji potencialet e tua dhe mundohu gjithmonëtë bësh më tëmirën në gjithçka. Mundohu aq shumë për më të mirën, saqë të tjerët të kenë dëshirën të tëarrijnë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Newcastle dëshiron që Neymar të jetë kurora e megaprojektit të tyre

Story i radhës

Ja si po merret insulina në zonat e luftës në Ukrainë!

Të fundit nga