Jeton Shaqiri: Memorandumi për 5G me Amerikën konfirmoi miqësinë tonë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri deklaroi se është
nënshkruar memorandum mirëkuptimi për sigurinë e teknologjive 5G, midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili edhe një herë konfirmoi bashkëpunimin midis dy vendeve.

Nënshkrimi i këtij memorandumi sipas tij është jetik për prosperitetin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e Aleancës së NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në BE, si në aspektin ekonomik ashtu edhe për sigurinë kombëtare.

“Ky memorandum ka të bëjë kryesisht me besimin, dhe jo vetëm si një simbol i besimit të fortë midis dy vendeve, por edhe me të gjitha vendet e tjera që me ndihmën e rrjeteve të sigurta janë të përkushtuar në luftën midis lirisë dhe autoritarizmit”, theksoi nënsekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të angazhuar për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, z.Keit Kraç.

Ngjarja paraprake

Erdoğan: Evropa me frontin që ka hapur kundër muslimanëve po përgatit fundin e saj

Ngjarja e ardhëshme

10 këshilla se si të merreni me njerëzit egoistë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian