Jeton Hadergjonaj zgjidhet kryetar i ri i Federatës së Tenisit të Kosovës

Jeton Hadergjonaj zgjidhet kryetar i ri i Federatës së Tenisit të Kosovës.

Federata e Tenisit e Kosovës sot më 28 shkurt 2021 ka mbajtur Kuvendin e Rregullt 2020 dhe atë Zgjedhor, ku u zgjodhe Kryetari i ri i FTK-së, nënkryetarët dhe anëtarët e bordit.

Kuvendi u përfaqësua nga gjithsejtë 12 klube dhe 34 delegat me të drejtë vote, ndërkaq prezent për të vëzhguar procesin nga afër ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) z. Besim Hasani.

Image

Në pjesën e parë të ditës u prezantua puna e vitit 2020, puna e federatës në periudhën 2017-2020, raporti financiar dhe plan buxheti 2021, ndërsa pjesa e dytë ishte procesi zgjedhor ku u pranuan dy (2) kandidatura për kryetarë të ardhshëm, 1)z. Mejdi Rexhepi dhe 2. z. Jeton Hadërgjonaj.

Image

Procesi për përzgjedhjen e kryetari u realizua me vota të fshehta, ku z. Hadërgjonaj u shpallë Kryetari i FTK-së për mandatin 2021-2024.

Me shumicë votash u zgjodhën edhe:

1. Blerina Mati – Nënkryetar;

2. Ylber Shamolli

– Nënkryetar;

3. Driton Latifi- Anëtar Bordi

4.

Lorik Haxhishabani

– Anëtar Bordi

Kryetari Hadërgjonaj do të plotësoi ditëve në vijim bordin edhe me dy (2) anëtarë të tjerë të cilët do t’i prezantojë në një mbledhje online të organizuar me delegatët e klubeve.

Në kuvend u miratua edhe Komisioni tre anëtarësh për mbikëqyrjen e punës së federatës, si dhe me shumicë votash u anëtarësuan edhe tri klube të reja duke shtuar kështu numrin e klubeve në shtatëmbëdhjetë (17).

Federata e Tenisit e Kosovës falënderon përzemërsisht z. Mejdi Rexhepi për kontributin dhe angazhimin e tij në mandatin 2017 – 2020, ndërkaq i uron suksese të panumërta Kryetarit Hadërgjonaj gjatë rrugëtimit të tij në mandatin katërvjeçar drejtë zhvillimit dhe masovizimit të tenisit në Kosovë.

Ngjarja paraprake

“Idhulli im ndërroi jetë”/ Djali i regjisorit Kujtim Gjonaj mesazh prekës për babain

Ngjarja e ardhëshme

Milani fiton derbin ndaj Romës, ngushton diferencën me Interin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian