Jep dorëheqje këshilltari special për COVID-19 i presidentit Trump

Scott Atlas, këshilltari special për pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) i presidentit amerikan Donald Trump, ka dhënë dorëheqje në këtë pozitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Atlas, i cili shpesh herë ishte cak i kritikave në SHBA, në një deklaratë me shkrim të publikuar në Fox News ka dhënë dorëheqje.

“Deklaroj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit special të presidentit amerikan”, tha Atlas në letrën e dorëheqjes që ia përcolli edhe presidentit Trump.

Theksoi se arsyeja kryesore e largimit të Atlas-it nga pozita është humbja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Atlas, që u emërua në këtë detyrë para 4,5 muajve, ishte cak i kritikave të ashpra nëpër media, veçmas për shkak të deklaratave të tij për maskat.

Në fillim të nëntorit, Atlas dha intervistë për kanalin rus Russia Today, ndërsa pasi hasi në kritika të publikut amerikan, deklaroi se nuk e ka ditur se ky kanal është regjistruar në kuadër të Ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj (FARA).



. .

Ngjarja paraprake

Kishin marrë informacion për atë që do ndodhte, policia operacion në rrugën e Dajtit, çfarë iu zbulua tre personave

Ngjarja e ardhëshme

E dashura e Ronaldos i vë ‘flakën’ Instagramit, poston videon duke bërë ‘Twerk’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian