Jennifer Lopez dhe Ben Affleck përgatiten për ceremoninë martesore me VIP-a

Pas dasmës që mbajtën një muaj më parë në Las Vegas, një dasmë që u zhvillua në privatësi, tani Jennifer Lopez dhe ben Affleck po përgatiten për një dasmë të dytë që do zgjasë tre ditë dhe do të marrin pjesë personazhe të njohur të ekranit.  

Çifti do të kurorëzohet këtë fundjavë dhe pritet të jetë një dasmë madhështore. Përgatitjet kanë nisur në shtëpinë e Ben Affleck në Georgia.

Punonjës të shumtë janë parë gjatë gjithë kohës duke u marrë me detaje për ceremoninë që do jetë e mbushur me emra shumë të njohur. Festa treditore për familjen dhe miqtë do të nisë me një darkë të premten.

Aktorët më pas do të martohen të shtunën, këtë herë para familjes dhe miqve të famshëm që nuk mundën të ishin pjesë e dasmës së parë si Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo. J.Lo pritet të veshë një fustan të Ralph Lauren të prodhuar në Itali.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I dha drogë në burg me anë të puthje, akuzohet për vrasjen e të dashurit

Story i radhës

A mund të mbijetohet nga kultivimi i duhanit?

Të fundit nga