Jeni duke dalë me dikë? Disa pyetje që duhet t’ia bësh atij/asaj

Marrëdhëniet e dashurisë, si të gjitha marrëdhëniet e tjera, kanë fazat e tyre. Thënë kjo, në varësi të fazës së marrëdhënies që jeni duke ndërtuar, ka disa pyetje të cilat mund t’i merrni në konsideratë nëse doni të njihni më tepër personin e zemrës.

Nëse sapo jeni njohur me dikë ose keni pak kohë që jeni lidhur, mund t’i bëni pyetje për gjërat e preferuara në përditshmëri, aventurat, kujtimet, profesionin, planet e të ardhmes, lidhjet e mëparshme etj. Përpiquni që të mos dukeni sikur po e merrni në intervistë, por lëreni bisedën “të rrjedhë” dhe pyesni kur të jetë momenti i duhur.

1. Çfarë konsideron ti “ditë ideale”?

2. Cilat janë tre gjërat që dëshiron të bësh çdo ditë?

3. Cilat janë aventurat e jetës tënde?

4. Cila ishte përshtypja e parë për mua?

5. Sa ka zgjatur lidhja jote më e gjatë?

6. Çfarë vlerëson te një marrëdhënie?

7. Kush është frymëzimi yt?

8. Cilat janë dy gjëra për të cilat pendohesh?

9. Cili është mësimi më i vështirë që ke marrë nga jeta?

10. Cili është kujtimi i preferuar i fëmijërisë?

11. Cila është puna jote e ëndrrave?

12. Çfarë konsideron suksesin tënd më të madh?

13. Ku e sheh veten pas pesë vitesh?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë ngjarjet kryesore që ndodhën në ditën e 27-të të luftës në Ukrainë

Story i radhës

Xherdan Shaqiri, gati për Anglinë dhe Kosovën

Të fundit nga