Jemen, vriten 26 rebelë të lëvizjes Houthi

Ushtria jemenase të hënën konfirmoi se ka vrarë 26 rebelë Houthi në provincën qendrore të vendit Marib, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat Houthi sulmuan pozicionet e kontrolluara nga ushtria në qytetin Sarwah, sipas një deklarate të ushtrisë. Militantët u vranë në luftën e cila pasoi.

Avionët luftarakë të koalicionit kryen 24 sulme ajrore në Sarwah dhe pesë sulme në qytetet Ragwan dhe Medgal, njoftoi kanali televiziv Al-Mesira i lidhur me lëvizjen Houthi.

Derisa luftimet e ashpra vazhduan në qytetin Marib, kryeministri i Jemenit, Muin Abdulmalik, u bëri thirrje OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar të marrin masa parandaluese kundër Iranit, i cili mbështet rebelët Houthi.

Abdulmalik akuzoi Iranin për nxitjen e luftës në Jemen, sipas një deklarate të lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve në Jemen.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.



. .

Ngjarja paraprake

Turqi, një tërmet 5.3 ballë u regjistrua pranë Mugla-s

Ngjarja e ardhëshme

Prishtina sot takohet me Folgoren në raundin para kualifikues në Ligën e Kampionëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian