Jemen, forcat qeveritare vrasin 2 komandantë të Huthive

Dy komandantë të lartë të grupit rebel Huthi të Jemenit u vranë gjatë përleshjeve me forcat qeveritare në provincën Al-Hudaydah, bëri të ditur të mërkurën ushtria jemenase, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Huthit e mbështetur nga Irani sulmuan pozicionet e ushtrisë në Al-Hudaydah”, tha për AA, zëdhënësi i Forcave të Përbashkët të Bregut Perëndimor, kolonel Vaddah ed-Debish.

Forcat jemenase u përgjigjën dhe neutralizuan dy komandantët e milicisë.

Huthit deri më tani nuk kanë lëshuar njoftim mbi sulmin.

Jemeni që nga viti 2014 është përfshirë nga dhuna, kur grupi Huthi i lidhur me Iranin pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana’a.

Konflikti u përshkallëzua vitin e ardhshëm kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore që synonte të rikthente territoret e fituara të Huthive.



. .

Ngjarja paraprake

Sali Berisha fik 76 qirinj, falenderimi për Zotin dhe dedikimi special për familjen

Ngjarja e ardhëshme

Abrashi dhe Muhaxheri përurojnë asfaltimin e rrugëve në Rugovë, premtohen investime tjera

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian