Javicia Leslie fuqizon gratë me rolin e “Batwoman”

Kur Javicia Leslie u zhvendos në Los Angeles vazhdimisht kalonte nëpër sheshin e njohur “Sunset Boulevard” për ta parë radhën e billbordëve të zgjedhur të televizionit dhe filmave për t’u frymëzuar. Ëndërronte se do ta shihte veten një ditë aty.

Aktorja 33-vjeçare, që së fundmi luajti në serinë “God Friended Me” nga CBS-ja dhe në “Carl Weber’s The Family Business” në shërbimin BET+, së fundmi e ka parë një billbord të vetes ku ajo shihej me kostumin kuqezi të Batwoman.

Leslie do të luajë rolin e luftëtares me pelerinë në “Batwoman” të rrjetit CW, që do ta ketë premierën e sezonit të dytë më 17 janar.

Ajo merr rolin menjëherë pas Ruby Rose që është bërë aktorja e parë me ngjyrë në këtë seri filmash që do ta portretizojë superheroinën dhe do të ketë karakteristika të një personazhi qendror LGBTQ.

Në “Batwoman”, Leslie luan rolin e Ryan Wilder, që i ka kaluar vitet si transportuese droge, duke i ikur policisë së Gothamit. Personazhi i saj ka aftësi vdekjeprurëse me duar, por shihet si person zemërmirë që jeton në një kamionçinë me bimët e saj.

“Kështu, unë gjithmonë ia rikujtoj vetes se nuk kam qëllime personale. Qëllimi im është t’i fuqizoj njerëzit e tjerë. Zoti më ka sjellë këtu për një arsye. Ai më ka vënë në këtë pozitë për një arsye”, ka thënë aktorja.

“Kështu që nuk frikësohem fare sepse e di që kjo do ta fuqizoj dikë duke e parë një superheroinë me ngjyrë. Nuk e shihni këtë gjë shumë shpesh. Është shumë epike.

Jam rritur me Batman-in, Catwoman-in, Joker-in dhe Penguin-in. Dhe tani të shohësh dikë me ngjyrë, mendoj se është shumë gjithëpërfshirëse. Shumë fuqizuese”, ka shtuar Leslie.

Ngjarja paraprake

Kryemadhi: Rama shkoi në Turqi për të përgatitur azilin politik pas 25 prillit

Ngjarja e ardhëshme

​Vërshimet në Gjakovë, evakuohen nëntë familje të rrezikuara

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian