Javën e kaluar 2.271 qytetarë kanë përdorur teleferikun në malin Vodno

Në periudhën nga data 27 maj  deri 2 qershor 2.271 qytetarë e kanë shfrytëzuar teleferikun nga Vodno e mesme deri te Kryqi i Mileniumit, gjegjësisht vetëm gjatë vikendit (28 dhe 29 maj), 1.194 qytetarë kanë vizituar Vodnon dhe kanë përdorur teleferikun.

Teleferiku deri në majën e Vodnos dhe tri linjat e autobusëve që qarkullojnë për në Vodno të mesme janë duke funksionuar përsëri nga data 30.12.2021. Në periudhën maj -shtator, teleferiku punon çdo ditë, përveç të hënave dhe çdo të martë të fundit të muajit nga ora 10 deri në 20, për shkak të mirëmbajtjes së rregullt.

Për përdorimin e teleferikut respektohen protokollet e mbrojtjes nga Covid 19, kështu në një kabinë lejohet maksimumi 4 persona, të cilët janë të obliguar të mbajnë maskë. Pasagjerëve para hyrjes në kabinë u matet temperatura dhe kryhet dezinfektim. Kabinat dezinfektohen tre herë në ditë.

Qytetarëve u mundësohet përdorimi i dy transportuesve për kafshët shtëpiake( qen me rritje të vogël dhe të mesme) ndërsa lejohet edhe transporti i qenit shoqërues për personat me hendikep.

Deri në Vodno të mesme qarkullojnë tre linja autobusësh – numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e mesme) transport çdo ditë përveç të hënës, si dhe numrat 25A (Automaqedoni – Vodno e mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodno e mesme) që qarkullojnë vetëm gjatë fundjavës dhe festave shtetërore. Të tre linjat në fundjavë dhe festat shtetërore janë falas për qytetarët.

Qytetarët, orarin e këtyre tri linjave të autobusëve mund ta shohin në ueb faqen e JSP Shkup, www.jsp.com

Story i mëparshëm

Ish-kandidatja për Presidente në Francë sulmohet me vezë, rrethohet menjëherë nga sigurimi

Story i radhës

Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime për mërgimtarët edhe të shtunave

Të fundit nga