Javën e ardhshme, Juventusi zyrtarizon Pogban dhe Di Marian

Juventusi do t’i zyrtarizojë javën e ardhshme Angel Di Marian dhe Paul Pogban. 

Kështu të paktën bën të ditur Fabrizio Romano, sipas të cilit tashmë gjithçka ka përfunduar dhe kanë mbetur vetëm disa çështje formale.

Të dy lojtarët do të merren me parametra zero, pasi dihet se iu kanë skaduar kontratat me klubet e tyre paraprake.

Për Di Marian kjo do të jetë eksperienca e parë në Serie A, ndryshe nga Pogba që kthehet tek ish-skuadra që e bëri lojtar të klasit botëror.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nuk kisha puls, mbyllja sytë dhe shikoja ëndrra të bukura”- Arjan Konomi flet për aksidentin në Jordani

Story i radhës

Nëna me foshnjën e porsalindur u hodh nga kati i dytë i spitalit/ Mjeku: Tentoi të arratiset, ja pse nuk e lejuam të dalë nga spitali

Të fundit nga