Java nis me diell, nga nesër priten vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për sot.

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s. 

Ngjarja paraprake

Muharrem Sahiti ia lë fajin pandemisë për formën jo të mirë të Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Seancë e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian