Java e 21-të në Serie A, Fiorentina pret në shtëpi Interin

Gjiganti italian Inter udhëton sot drejt Florencës, ku do të zhvilloj ndeshje në kuadër të Serie A kundër skuadrës së Fiorentinas.

Duke u rikthyer nga humbja në ndeshjen e parë në Kupën e Italisë kundër Juventusit, Interi hynë në këtë përballje në stadiumin “Artemio Franchi”, me vetëm dy pikë larg liderit dhe rivalit të tyre, Milan-it.

Ndërsa Fiorentina pas disa rezultateve jo të mira në fillim të sezonit, tani gjenden në një pozitë më të mirë, ku javëve të fundit ka rezultate pozitive.

Pas 20 ndeshjeve, Interi gjendet në pozitën e dytë, me 13 fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 44 pikë, dy më pak se lideri i tabelës, Milan-i.

Në anën tjetër, Fiorentina pas 20 xhirosh ka arritur të regjistrojë pesë fitore, shtatë barazime dhe tetë humbje, duke u pozicionuar në vendin e 11-të në tabelë, me gjithsej 22 pikë.

Të dy trajnerët, Prandelli i Fiorentinas dhe Conte i Interit do të hynë në këtë ndeshje me qëllim për të siguruar tre pikë të vlefshme.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave pritet të jenë këto si më poshtë.

Fiorentina (3-5-2): Dragowski; Martinez Quarta, Pezzella, Igor; Caceres, Bonaventura, Amrabat, Pulgar, Biraghi; Ribery, Vlahovic

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Eriksen, Vidal, Young; Martinez, Lukaku

20:45 Fiorentina (11) – Inter (2) (Stadiumi Artemio Franchi)

Ngjarja paraprake

Borrell: SHBA duhet ta heqë Kubën nga lista e sponsorëve të terrorizmit

Ngjarja e ardhëshme

Çavkovi për 27-prillin: Kur mu paraqit Gruevski, Kuvendi veçmë ishte nën kontroll

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian