Jashari: Nesër do të jetë ditë pune në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nesër në shkollat dhe institucionet komunale, do të jetë ditë pune.

“Vendimet e institucioneve tona, të ndërtuara me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen e zbatohen nga të gjithë̈ ne. Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një̈ ditë e humbur është̈ e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë”, ka thënë ai.

Sipas tij, populli ka vuajtur shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, kurse as tani nuk duhet të dorëzohet.

“Populli ynë̈ ka vuajtur aq shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, duke mos u ndalur as në kohë lufte, duke zhvilluar procesin mësimor edhe në shtëpi-shkolla, vetëm e vetëm që të mësojmë̈ e edukojmë̈ gjeneratat e reja, kurse tani të lirë e të pavarur duhet të mos ndalemi e dorëzohemi, por të punojmë̈ shumë që të jetësojmë̈ amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të Lirisë̈”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Derisa në fund ai kërkoi mirëkuptim nga mësimdhënësit.

“Andaj të dashur mësimdhënës kërkoj mirëkuptimin tuaj që nesër të mbani mësimin dhe përveç tjerash tu shpjegoni fëmijëve tonë se sa e lavdishme është historia jonë kombëtare”, ka thënë ai.

Ngjarja paraprake

Dede: Jemi gati për Partizanin

Ngjarja e ardhëshme

Borisov: Negociata, jo në llogari të historisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian