Jashanica drejt rikthimit në Shqipëri, ja te cila skuadër

Bajram Jashanica përfundon kontratën aktuale me Ballkanin në fund të muajit të ardhshëm dhe në këto kushte, ish-mbrojtësi i Skënderbeut është në dyshime për të ardhmen e tij.

Ballkani do të provojë rinovimin me 31-vjeçarin, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Për mbrojtësin ka interes edhe nga Partizani, që e ka tentuar prej kohësh lojtarin nga Prishtina.

Gjithsesi, edhe Tirana e Kukësi po provojnë firmën me mbrojtësin, i cili edhe pse iu desh të pushonte pas atij pezullimi të famshëm, është kthyer në nivele të larta.

Ai ishte një nga shtyllat e ekipit nga Suhareka në këtë sezon, teksa tashmë mbetet të shihet nëse do të dojë të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore, ku arriti kulmin e karrierës apo oferta e Ballkanit do ta bindë të vazhdojë në Superligën e Kosovës.

Jashanicës i duhet të vendosë shpejt për të ardhmen, pasi tri nga katër klubet e interesuara janë drejt kualifikimit në kompeticionet europiane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eurointegrimet dhe kontesti me Bullgarinë, fokusi i takimit Xhaferi- Saracin

Story i radhës

Në UT u organizua Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave të Natyrës, Mjekësisë dhe Teknologjive

Të fundit nga