Japonia me dyshime për traktatin që ndalon armët bërthamore

Duke ngritur dyshime mbi efektivitetin e saj, Japonia tha se nuk ka ndërmend të bashkohet me traktatin që ndalon armët bërthamore, ndërsa nisma e udhëhequr nga OKB-ja hyri në fuqi ditën e sotme pasi është ratifikuar nga 50 anëtarët e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si i vetmi vend që ka pësuar ndonjëherë bombardime atomike gjatë kohës së luftës, Japonia ka përgjegjësinë të marrë drejtimin në përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të pasur një botë pa armë bërthamore”, u citua kryeministri i Japonisë Yoshihide Suga nga Agjencia e Lajmeve Kyodo të ketë thënë në një seancë parlamentare.

Ai gjithashtu bëri thirrje për kujdes gjatë shqyrtimit të statusit të vëzhguesit për traktatin i cili gjithashtu hyri në fuqi sot.

Të paktën 50 anëtarë të OKB-së kanë përfunduar procesin e ratifikimit të traktatit të OKB-së që ndalon armët bërthamore, i cili u bë efektiv, një zhvillim i shumëpritur për të mbijetuarit e bombave atomike si dhe aktivistët kundër armëve bërthamore.

Japonia, i vetmi vend që është goditur nga bomba atomike në vitin 1945 në Hiroshima dhe Nagasaki, ka pasur një mbështetje të fortë në favor të çarmatimit bërthamor. Bombat bërthamore vranë rreth 214 mijë njerëz dhe lanë efekte anësore afatgjate midis të mbijetuarve në shtatë dekadat e fundit.

“Por Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore nuk ka mbështetjen e shteteve që posedojnë armë bërthamore dhe as të shumë shteteve që nuk posedojnë armë bërthamore”, tha Suga.

“Në përputhje me qëndrimin tonë se është e nevojshme të ndjekim një rrugë të qëndrueshme dhe realiste drejt çarmatimit bërthamor, Japonia nuk ka ndërmend të nënshkruajë traktatin”.

Pavarësisht se popullata lokale kërkon nga Japonia që të bashkohet me traktatin e ndalimit, ombrella mbrojtëse e SHBA-së për Japoninë kundër çdo kërcënimi të huaj parandalon Tokion që të bashkohet me të.

“Japonia do të vazhdojë përpjekjet për ndërtimin e një ure midis shteteve që posedojnë armë bërthamore dhe shteteve që nuk posedojnë armë bërthamore, përfshirë edhe mënyrën duke i treguar botës për pasojat e tmerrshme të përdorimit të armëve bërthamore”, citoi Kyodo të ketë thënë udhëheqësi japonez.



. .

Ngjarja paraprake

Komisioni i jep Barcelonës një përgjigje ndaj ankesës për kartonin e kuq të Messit

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, konfiskohet një fosil i yllit të detit rreth 2 milionë vjet i vjetër

të fundit nga