Japonia lançon satelitë për komunikim me shpejtësi të lartë

Japonia me anë të raketës H2A ka lançuar në hapësirë dy satelitë të veçantë komunikimi që do të mundësojnë komunikim me shpejtësi të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raketa H2A që bart satelitët e zhvilluar nga industria e rëndë e Mitsubishit dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), u lançua nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të vendit, Kagoshima.

Satelitët që braktisën bartësin e tyre në një lartësi prej 300 kilometrash pas 30 minutave, me 9 herë më shumë kapacitet kohëzgjatje se modeli i mëparshëm, do të shërbejë për informacione dhe foto me shpejtësi të lartë.

“Ne do të përdorim satelitët me kapacitet të plotë për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe menaxhimin e krizave”, tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Ndërkohë JAXA njoftoi se satelitët do të kenë kapacitet komunikimi më fleksibël dhe më të gjatë.



. .

Ngjarja paraprake

Izraelitët vizitojnë objektet e industrisë së mbrojtjes në Sudan

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është bashkëshortja dhe fëmijët e Shpejtim Bulliqit

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian