Japonia konsideron ndalimin e projekteve të reja të ndihmës në Mianmar

Japonia po konsideron ndalimin e projekteve të reja të ndihmës për zhvillim në Mianmar, me qëllim për të kryer presion ndaj udhëheqësve të grusht shtetit në këtë vend të Azisë Juglindore për të liruar të gjithë të burgosurit dhe për të rivendosur demokracinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton Kyodo News, zyrtarët japonezë thanë se Tokio synon të vazhdojë përpjekjet e saj për të bindur juntën ushtarake për të liruar udhëheqësen ‘de fakto’ të Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësit dhe aktivistët e tjerë të arrestuar politik, si dhe për të rivendosur sa më parë një qeveri demokratike në Mianmar.

Japonia gëzon lidhje të mira me vendosjen politike dhe ushtarake të Mianmarit me shumicë budiste, si dhe mbetet një donator kryesor për Mianmarin, por sipas raportit ajo ka denoncuar grusht shtetin dhe po konsideron të ndalojë “momentalisht” projektet e reja të ndihmës për vendin.

Megjithatë, Japonia do të vazhdojnë me ndihmën humanitare, përfshirë atë për luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në vitin 2019, ndihma e Japonisë për zhvillimin e Mianmarit u rrit në 1,8 miliard dollarë.

Më 1 shkurt, ushtria e Mianmarit shpalli gjendje të jashtëzakonshme, disa orë pasi arrestoi Suu Kyi-n dhe disa anëtarë të lartë të partisë në pushtet, Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD).

Grusht shteti ndodhi pak para mbledhjes së parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar ku NLD-ja arriti fitore të madhe.

Ushtria pretendoi se nisi grusht shtetin për shkak të “mashtrimit zgjedhor” që rezultoi në dominimin e NLD-së.

Grusht shteti në Mianmar tërhoqi kritika të shumta në mbarë globin, me thirrje të shumta për rivendosjen e autoritetit civil në vend.

Në shumë rajone të vendit u organizuan protesta të cilat akoma vazhdojnë kundër pushtimit ushtarak.



. .

Ngjarja paraprake

E dashura e futbollistit të Kosovës, provokon, ja si del në shtrat

Ngjarja e ardhëshme

Rrëfimi i Kate Winslet për kritikat lidhur me peshën e saj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian