Japonia do të mbështesë Mauritiusin me 5.7 milionë dollarë për zhvillimin e sigurisë detare

Qeveria e Japonisë ka premtuar 5.7 milionë dollarë për të përmirësuar rojet detare dhe bregdetare të Mauritiusit në Oqeanin Indian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit publik NHK, qeveria do të ndihmojë vendin në përmirësimin e sigurisë detare pasi një anije mallrash që i përkiste një kompanie japoneze u përplas në Mauritius vitin e kaluar.

Sipas kësaj, Japonia do të sigurojë 5.7 milionë dollarë mbështetje financiare për zhvillimin e sigurisë detare dhe bregdetare të Mauritiusit.

Një pjesë e ndihmës financiare do të përdoret për prokurimin e sistemit të radarëve për të monitoruar anijet që lundrojnë pranë Mauritiusit.

Nga ana tjetër, Mauritiusit do t’i sigurohet edhe një kredi prej 286 milionë dollarësh.

Një mijë tonë naftë u derdhën në det

Më 25 korrik 2020 një mijë tonë naftë u derdhën në det nga çarja e rezervuarit të naftës të anijes Wakashio me flamurin e Panamasë, e cila goditi një shkëmb nënujor duke lundruar nga Kina në Brazil përmes Singaporit.

Gjithashtu thuhet se rrjedhja nga qyteti turistik Pointe d’Esny ka ndikuar negativisht në sektorin e turizmit në Mauritius, i cili është shtëpia e shkëmbinjve nënujorë koralë me famë botërore.



. .

Ngjarja paraprake

Sarri takohet me klubin nga Serie A, afër marrëveshja për sezonin e ri

Ngjarja e ardhëshme

Beyonce e bën më së miri, promovon linjën e fundit

të fundit nga