Japoni, gjykata vendos kundër ndalesës së martesave të të njëjtës gjini

Një gjykatë në Japoni ka vendosur se refuzimi i qeverisë për njohjen e martesave të të njëjtës gjini është “antikushtetues” dhe shkel “të drejtën për barazi”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Rrethit Sapporo në provincën Hokkaido lëshoi verdiktin e parë të këtij lloji duke vendosur që refuzimi i qeverisë për njohjen e martesave të të njëjtës gjini shkel të drejtën e barazisë, njofton agjencia e lajmeve “Kyodo News”. Gjykata po dëgjonte një çështje të ngritur nga tri çifte të të njëjtës gjini.

Megjithatë, ajo refuzoi kërkesën e çifteve për kompensim lidhur me pretendimet e tyre të “dëmit psikologjik” të shkaktuar nga neglizhenca e pretenduar e qeverisë për të mos ndryshuar ligjin për të lejuar martesat e gjinisë së njëjtë.

Ata kërkuan 1 milion jen (9.000 dollarë) dëmshpërblim për person. Vitin e kaluar, të paktën 16 çifte të tilla ngritën padi të ngjashme, thuhet më tej.

Çështja e tri çifteve në Hokkaido, dy çifte meshkuj dhe një çift femra, u ngrit pasi ata u përpoqën të regjistroheshin për martesë nga autoritetet lokale në janar të vitit të kaluar. Ata u thanë se martesa mes gjinisë së njëjtë nuk ka status ligjor.

Gjykata vendosi se qeveria ka shkelur nenin 14 të Kushtetutës japoneze që siguron të drejtën për barazi.

Avokatët e mbrojtësit argumentuan se neni mbron barazinë gjinore dhe respektin individual dhe nuk përjashton martesën midis gjinisë së njëjtë.

Pala qeveritare gjithashtu potencon termin “burrë dhe grua” që përdoret në ligjin civil ndërsa ligji i regjistrimit të familjes i referohet një burri dhe një gruaje dhe kështu ajo nuk mund të pranojë kërkesa për martesë nga çifte të të njëjtës gjini, theksohet në raport.



. .

Ngjarja paraprake

Dembele vendos

Ngjarja e ardhëshme

Çavuşoğlu, njoftoi se homologu i tij grek, Nikos Dendias, më 14 prill do të vizitojë Turqinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian