Japoni, All Nippon Airways pret humbje prej 5 miliardë dollarëve

Kompania më e madhe e linjave ajrore të Japonisë, All Nippon Airways (ANA), njoftoi se në vitin aktual fiskal presin një humbje neto prej 530 miliardë yen (5 miliardë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga grupi ANA, kompania për shkak të kërkesës së zvogëluar gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit (COVID-19) pret një humbje rekorde.

Kompania parashikon se është vështirë të arrijë në nivelin e vjetër për udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë, për këtë shkak në vitin aktual fiskal pret një humbje neto prej 530 miliardë yen (5 miliardë dollarë).

ANA në këtë periudhë planifikon të tërheqë kredi e siguruar e shkallës së dytë prej 400 miliardë yen (3,8 miliardë dollarë), si dhe synon një ndërpritje prej 30 për qind në pagesat vjetore të punonjësve pas bisedimeve me sindikatat.

Kompania pritet që javën e ardhshme të njoftojë rreth nivelit të fitimit për pjesën e parë të vitit aktual fiskal. Në vitin e kaluar fiskal që përfundoi në mars kishte njoftuar 27 miliardë yen (256 milionë dollarë) humbje.



. .

Ngjarja paraprake

Fjeti me 400 gra, ja çmenduria e ish lojtarit të njohur

Ngjarja e ardhëshme

Kryeministri Rama tregon tri shtyllat kryesore të investimeve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian