janullatos do te prehet ne shqiperi homazhe dhe ne athine kur mberrin ne tirane 6794fc664c2d8

Janullatos do të prehet në Shqipëri, homazhe dhe në Athinë: Kur mbërrin në Tiranë

January 25, 2025
1 minut lexim

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, u shua këtë të shtunë 25 janar, në moshën 95-vjeçare, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në spital dhe një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Janullatos ndërroi jetë në Athinë, në spitalin “Ungjillizimi”, ku po merrte trajtimin pas komplikacioneve të rënda shëndetësore.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Greke njoftoi se trupi i Kryepeshkopit Anastas do të qëndrojë për nderim publik në Katedralen e Athinës deri në mëngjesin e së hënës, 27 janar. Në ditën e diel, në nder të tij, do të mbahet një Liturgji Hyjnore në këtë katedrale.

Trupi i Kryepeshkopit pritet të transportohet përmes rrugës tokësore drejt Shqipërisë të martën, ku ceremonia e homazheve do të zhvillohet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.

Janullatos pësoi hemorragji gastrike, dhe pas disa ditësh trajtimi në një spital privat në Tiranë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke e detyruar atë të transportohej më 3 janar drejt Athinës me një avion të Forcave Ajrore.

Pavarësisht përpjekjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv që ai mori, gjendja e tij u përkeqësua përditë, për shkak të funksionimit të pamjaftueshëm të disa organeve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

jeta e veshtire e 19 vjecares nga shkupi nena rrefen me lot ne sy nese nuk operohet gjendja do ti perkeqesohet 6794f7742e7d5
Story i mëparshëm

Jeta e vështirë e 19-vjeçares nga Shkupi. Nëna rrëfen me lot në sy: Nëse nuk operohet, gjendja do t’i përkeqësohet

daut haradinaj do te hyjme ne nato e kosova do te zhvillohet skemi rruge tjeter 679505c58c805
Story i radhës

Daut Haradinaj: Do të hyjmë në NATO e Kosova do të zhvillohet, s’kemi rrugë tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë