Janë sanksionuar 272 vozitës në Shkup, prej të cilëve 89 për shpejtësi të tejkaluar

Shkup, 4 tetor 2020 (MIA) – Gjatë kontrolleve t përforcuara të aksionit në rajonin e komunikacionit dje në territorin e qytetit të Shkupit u shqiptuan gjithsej 272 sanksione, prej të cilave 89 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

U shqiptuan edhe 46 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, nëntë sanksione për persona të cilët vozitës pa patent shofer, tetë për automjete të parregullta teknike dhe të paregjistruara, ndërsa u sanksionuan edhe 12 motoçiklistë.

Gjithsej 50 automjete janë mënjanuar me automjetin e posaçëm, ndërsa 74 për parkim të parregullt.

Nga MBP u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për siguri më të madhe në komunikacion. ab/

 

Ngjarja paraprake

Zaev: Për turizmin mbështetje të pagave, kthimin e taksave dhe grante

Ngjarja e ardhëshme

Kopshtet e shkollës – koncept edukativ i së ardhmes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian