Janë regjistruar 225 raste të reja me Kovid-19, gjashtë të vdekur, 96 pacientë të shëruar

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.694 teste, ndërsa janë regjistruar 225 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-96, Kumanovë-8, Shtip-7, Prilep-8, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-5, Manastir-8, Ohër-2, Kavadar-6, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumicë- 11, Kriva Pallankë-7, Radovish-1, Koçan-17, Pehçevë-1, Berovë-10, Valandovë-3, Vinicë-1, Dellçevë-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-4. Në kushte spitali kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë prej të cilëve tre nga Shkupi (63, 71 dhe 83 vjet), nga një nga Prilepi (78 vjet), Tetovë (63 vjet) dhe Manastir (59 vjet).

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 96 pacientë të shëruar nga: Shkupi-33, Kumanova-10, Shtipi-2, Prilepi-5, Tetova-13, Velesi-2, Manastiri-3, Kavadari-1, Gostivari-5, Kriva Pallanka-1, Koçani-6, Probishtipi-3, Makedonski Brodi-1, Berova-1, Vinica-1, Sveti Nikolla-3, Kërçova-2, Resnja-4, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë është 18.363, numri i pacientëve të shëruar është 15.164, i të vdekurve është 749, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.450. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:

• Shkup 7.195, aktivë 834

• Kumanovë 1.785, aktivë 182

• Dibër 287, aktivë 32

• Shtip 1.269, aktivë 56

• Prilep 697, aktivë 126

• Tetovë 1.470, aktivë 150

• Strugë 676, aktivë 45

• Veles 335, aktivë 36

• Manastir 322, aktivë 71

• Ohër 432, aktivë 35

• Kavadar 247, aktivë 47

• Gostivar 938, aktivë 83

• Gjevgjeli 130, aktivë 42 (8 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 17 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

• Strumicë 272, aktivë 167

• Kriva Pallankë 120, aktivë 34

• Radovish 90, aktivë 26

• Krushevë 20, 1 aktiv

• Koçan 392, aktivë 172

• Probishtip 116, aktivë 20

• Demir Hisar 61, aktivë 2

• Makedonski Brod 93, aktivë 7

• Pehçevë 45, aktivë 4

• Berovë 114, aktivë 39

• Valandovë 39, aktivë 26

• Vinicë 117, aktivë 28

• Dellçevë 165, aktivë 82 (35 persona nga NJR Delëçevë janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 26, aktivë 2

• Sveti Nikollë 359, aktivë 46

• Kërçovë 332, aktivë 36

• Resnjë 164, aktivë 11

• Negotinë 55, aktiv 8 (12 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Testet 1.694 janë bërë përmes ISHP-552, QSHP Shkup-63, Avicena-333, Biotek-138, ASHAM-113, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -165, Sistina me metodën PCR -156, laboratori Laor- 40, Mjekësia Ligjore -15, QSHP Manastir-74, Klinika e Sëmundjeve Infektive-4, KGJO-14, Sinlab-27. Deri më tani, janë kryer gjithsej 191.821 testime të Kovid-19 në vend. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar dy pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 77 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në respirator.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë dy fëmijë dhe dy nëna pozitive me Kovid-19, ndërsa tre fëmijë dhe tri nënë dyshohet se janë pozitivë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 33 pacientë. Në respirator janë tre pacientë.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 18, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 187, pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive nëpër komuna sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen nëpër komuna në Shkup):

• Çair – 59

• Gazi Babë – 100

• Aerodrom – 141

• Karposh – 111

• Qendër – 127

• Kisella Vodë – 95

• Gjorçe Petrov – 59

• Butel – 29

• Shuto Orizarë – 18

• Studeniçan – 8

• Saraj – 14

• Haraçinë – 6

• Ilinden – 33

• Sopishtë – 3

• Çuçer Sandevë – 6

• Petrovec – 5

• Zelenikovë – 3

• Të huaj – 12

• Të papërcaktuar-5 fc/

Ngjarja paraprake

Azerbajxhani konfiskon sasi të mëdha armësh dhe makineri të forcave armene

Ngjarja e ardhëshme

Elhami Bajrami - trajner i dalluar në Gjeneratën e Republikës

të fundit nga