jane mahnites miss irlanda flet per fustanet e kosoves dhe shqiperise 66c2599dec721

​“Janë mahnitës”, Miss Irlanda flet për fustanet e Kosovës dhe Shqipërisë

August 18, 2024
1 minut lexim

Jasmine Gerhardt është kurorëzuar Miss Irlanda në nëntor të vitit 2023, ndërsa ajo do ta përfaqësojë Irlandën në edicionin e ardhshëm të Miss World.

Bukuroshja irlandeze në një intervistë për “Irish Independent” ka treguar se si kishte udhëtuar dy herë në Kosovë për të marrë fustanin e duhur për të marrë pjesë në gara.

Ajo ka lavdëruar disenjatorët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Gerhardt ka treguar se është shumë shtrenjtë të garosh në Miss Irlanda dhe Miss Bota, ndërsa u shpreh shumica e garueseve po i marrin fustanet në Kosovë e Shqipëri.

“Unë fitova në pjesëmarrjen time të tretë në Miss Irlanda dhe prindërit e mi thanë se ‘është hera e fundit. Unë po i tërheqja ata zvarrë nëpër gjysmë të botës për të blerë fustane. Ne shkuam dy herë në Kosovë për të marrë fustanin tim për konkursin në Miss Irlanda. Unë kam studiuar garat e bukurisë për shumë vjet dhe kam parë çfarë po bënin vajzat tjera nga vendet e tjera në Miss Irlanda dhe Miss Universe dhe shumë prej tyre po blinin fustanet në Kosovë dhe Shqipëri, sepse fustanet atje janë mahnitëse”, ka thënë Gerhardt.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

egnatia e fillon me ritem kampioni 66c259269e127
Story i mëparshëm

Egnatia e fillon me ritëm kampioni

safet kabashaj jep doreheqje nga bordi i rtk se 66c25bbab2e7a
Story i radhës

Safet Kabashaj jep dorëheqje nga Bordi i RTK-së

Të fundit nga

ShkoLartë