Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Në polici dje në orën 16.45 është raportuar se në rrugën e vjetër në drejtim të fshatit Llopatë të Kumanovës, janë gjetur pesë bomba-kashikarë dhe dy korniza për pushkë automatike, të mbështjella me qese, të cilat me siguri janë nga konflikti i vitit 2001.
Nga MPB sot informuan se është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi i inspektimit të SPB Kumanovë, ndërsa bombat janë marrë nga shërbimi i Drejtorisë për ;Mbrojtje dhe Shpëtim për procedurë të mëtejshme. ar/