Janë arrestuar dy persona, nga Kondova dhe nga Sllatina për vuajtjen e dënimeve me burg nga pesë dhe gjashtë vjet

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor me ndihmën e Njësisë së policisë për intervenim, natën e kaluar në orën 02:00, kanë arrestuar A.A (19) nga fshati Kondovo, për vuajtjen e dënimit me burgim pesë vjet për vepër penale “tentim për vrasje”, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata gjithashtu informojnë se në orën gjashtë të mëngjesit, nëpunësit e policisë nga Sektori i policisë Tearcë arrestuan E.B. (28) nga fshati Sllatin për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë vjetësh në INP Idrizov, në lidhje me nenin 237 paragrafi 1 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut. sn/

Ngjarja paraprake

Paunovski: Një grup hotelierësh i kanë shkelur masat për mbrojtje nga Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

Trump me video iu drejtohet amerikanëve: Po bëj më mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian