“Janë 6 mijë zgjedhës me ID të skaduara”- Celibashi tregon pse u lejuan në vitin 2023

min lexim

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka pranuar se janë rreth 6000 zgjedhës në Himarë që nuk janë lejuar të votojnë për shkak të skadimit të dokumenteve të identifikimit.

Në një deklaratë për mediat nga qendrat e votimit në Himarë, Celibashi u shpreh se në ndyshim nga zgjedhjet vendore të 2023-shit, votuesit janë lejuar të votojnë me ID të skaduara për shkak se është marrë një vendim nga ana e Këshillit të Ministrave nëpërmjet një akti normativ, ndërsa në zgjedhjet e pjesshme në Himarë tha se nuk ka ndodhur kështu.

Kreu i KQZ u shpreh se nga ana e partive politike ka pasur vetëm komunikim informal në lidhje me këtë problematike dhe jo zyrtar, duke shtuar se “duhet të ishte zgjidhur më parë”.

“Vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit nuk ka të bëjë aspak me përgjegjësitë e KQZ, por mbetet jashtë procesit zgjedhor.

Është e vërtetë që janë 6 mijë votues që dokumenti i identifikimit ose ka skaduar ose u skadon deri në ditën e sotme. Po gati e njëjta shifër ka qenë edhe në vitin e kaluar.

Pse për këto zgjedhje nuk u mori një vendim nga ana e Këshillit të Ministrave nëpërmjet një akti normativ për të zgjatur vlefshmërinë e ID-ve, këtë nuk mund ta them.

Ne kemi bërë komunikim sa herë ka pasur kërkesë zyrtare nga partitë politike.

Këtë herë nuk kemi pasur komunikim të tillë zyrtar, e kemi pasur në mënyrë informale ditët e fundit për hir të së vërtetës. Por në fund të fundit ngelet një çështje që mbetet jashtë sferës që duhet të ketë institucioni i KQZ.

Nuk kemi pasur komunikim sot me përfaqësues të qeverisë apo ministrisë së Brendshme sepse nuk do të kishte zgjidhje. Duhet të ishte zgjidhur më parë”, tha ai.

Story i mëparshëm

Ky është pastruesi i dyshuar që e sulmoi seksualisht 11-vjeçaren te banesa në Prishtinë

Story i radhës

Riaktivizohet për herë të pestë vullkani “Etna”, ndërpriten fluturimet në Katania

Të fundit nga