“Jam në hall, e dashura ime është shtatzënë, por nuk e di nëse babai i fëmiut jam unë”

Një mashkull (25 vjeç) për rubrikën “Deidre” të The Sun, ka pyetur psikologun për hallin e tij. Ai ka treguar që e dashura e tij është shtatzënë, por që nuk e di nëse ai është babai i fëmiut.

E dashura Deidre:

“Kam një hall të madh. E dashura ime është shtatzënë, por mund të mos jem babai. Ne jemi bashkë për katër vjet dhe kemi planifikuar të martohemi dhe të kemi fëmijë në të ardhmen. Ajo është 26 vjeç, unë jam 25 vjeç. Katër muaj më parë ndërsa ishin në një fundjavë me shokët e saj, ata shkuan në klub dhe ajo kishte pirë shumë.

Ajo thotë se një djalë e ka goditur atë, dhe pas kësaj edhe e ka detyruar për marrëdhënie. Tani ajo është shtatzënë. Ajo thotë se secili nga ne mund të jetë babai i foshnjës. Kam ndjenjën se, nëse foshnja është e imja, ajo do të dëshirojë ta bëjë këtë si një familje”, ka treguar ai.

“Ajo është transferuar pranë prindërve të saj për mbështetje dhe thotë se nuk ka nevojë për burra në jetën e saj tani. Nuk di çfarë të bëj? Unë e dua atë dhe dua të jem një familje me të, aq më shumë nëse fëmija është i imi”, ka shtuar ai.

Përgjigja e Deidres:

Ajo është në një situatë stresuese dhe madje mund të pyesë vetën nëse do ta mbajë fëmijën apo jo.

Thuajini asaj që e doni atë dhe e pranoni që ajo të bëjë zgjedhjet e saj, por sigurojini asaj që, nëse fëmija është i juaji, ju dëshironi të jeni një baba i kujdesshëm dhe që dëshironi të jetoni së bashku si familje.

Kjo do të funksionojë vetëm nëse mund ta falni atë për tradhti, natyrisht.

Edhe nëse nuk mundeni, nëse testet e ADN-së vërtetojnë se fëmija është i juaji, do të keni përgjegjësi ligjore për të ndihmuar në përkrahjen e fëmijës tuaj – dhe ende mund të jeni një baba i shkëlqyeshëm.

Ngjarja paraprake

Trajneri i Greqisë: Nuk pajtohem assesi se Kosova është...

Ngjarja e ardhëshme

KLP-ja bën ndryshime në Prokuroritë e Korçës dhe Gjirokastrës, vendos drejtues të ri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian