“Jam fiksuar pas kësaj”, faqja e njohur riposton ‘Freestyle-n’ e Don Xhonit

‘Freestyle’ i Don Xhonit po pëlqehet tej mase.

Reperi shqiptar i cili në fillim të karrierës u bë i njohur përmes një ‘Freestyle’, duket se po bëhet i njohur për të njëjtën gjë edhe në botë.

Audio e cila u përdor më shumë se 130 milionë herë në Tiktok është ajo e cila u bë në studion Gjoni Black.

Ndërsa së fundmi një pjesë e këtij ‘freestyle’ u publikua edhe në faqen e njohur të Instagramit “Ellen Tv Show”, e cila ka miliona ndjekës.

Në mbishkrimin ishte shkrimi se ishin fiksuar pas kësaj performance të zjarrtë.

“Jam fiksuar pas kësaj”, shkroi personi që menaxhon faqen e njohur.

Ngjarja paraprake

Përmbytjet në Shkodër/ 738 hektarë tokë nën “pushtetin” e ujit

Ngjarja e ardhëshme

​Klopp: Duhet të jem budalla të flas për titullin duke parë formën e skuadrës

të fundit nga