Ja si qëndron situata në grupin e Kosovës

Me ndeshjet e mbrëmshme përfundoi edhe cikli kualifikues i muajit mars për Kampionatin Evropian Euro 2024, ku Kombëtarja e Kosovës regjistroi dy barazime radhazi.

E pozicionuar në Grupin I të këtyre kualifikimeve, Kosova gjendet krahas Zvicrës, Rumanisë, Izraelit, Andorrës dhe Bjellorusisë.

Në xhiron e parë të zhvilluar, “Dardanët” barazuan me Izraelin 1:1 në stadiumin “Bloofield” në Tel Aviv.

Kosova e vazhdoi me barazim edhe në ndeshjen e dytë, ku mbrëmë u ndal nga Andorra në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:1.

Ndërkaq, kundërshtarët e Kosovës në këtë grup, Rumania dhe Zvicra e nisën në mënyrë perfektë rrugëtimin drejt Euro 2024.

Të dy kombëtaret regjistruan nga dy fitore, ku Zvicra e mposhti Bjellorusinë 5:0 dhe Izraelin 3:0, kurse Rumania e mposhti 2:1 Bjellorusinë dhe 2:0 Andorrën.

Pas kompletimit të dy xhirove në Grupin I, kështu qëndron situata në tabelë.

Image

Tabela

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rita Ora duket e freskët dhe sportive, teksa bën blerje rrugëve të Sydneyt

Story i radhës

Messi shkruan histori

Të fundit nga