Ja si do të jetë moti në Maqedoninë e Veriut

Me diell dhe ngrohtë si dhe me vranësira të pjesshme, kështu është moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Pasdite në zonat malore në veriperëndim do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme si dhe bubullima.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja, ndërsa në pjesët juglindore erë juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 4 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pamje si në filma në Kosovë: Shoferi i kamionit nxjerr thikën, doganieri i vërsulet me lopatë e polici me armë (VIDEO)

Story i radhës

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Vuçiç ka dy zgjidhje, agresioni i Putinit në Ukrainë i ka ndryshuar gjërat

Të fundit nga