Ja sesi do të ngjante një iPhone me ekran me palosje

iPhone me ekran që paloset mund të jetë ende spekulim, por kjo nuk ka ndaluar zhvillimin e koncepteve dhe dizajneve duke sugjeruar drejtimin që kompania mund të marrë me këtë kategori të re produkti.

Në vend të palosjes në formë guacke, një koncept tregon sesi do të ngjante iPhone me ekran që paloset në formën e një libri.

Krijuesi në YouTube Svyatoslav Alexandrov krijoi një video koncept të smartfonit që e quan iPhone Fold dhe që ka ngjashmëri të madhe me Samsung Galaxy Z Fold 2.

Ai ka ndërtuar konceptin bazuar në një ekran të jashtëm 6.3-inç dhe të brendshëm 8-inç. Hapja e iPhone me ekran që paloset merr formën e një iPad Mini.

Në vend të Face ID, Alexandrov ka ndërtuar konceptin me Touch ID vendosur nën ekran. Konfigurimi i saj përmban edhe skanerin LiDAR, tre kamera të pasme dhe një kamër selfie. Për më tepër ju ftojmë të shikoni videon e paraqitur. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Turqia synon të ndihmojë Irakun në zhvillimin e infrastrukturës

Ngjarja e ardhëshme

Lëkurë e pastër, fytyrë e tërhequr dhe mollëza perfekte: Si ta arrini pa bërë botoks

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian