ja sa vlen inteligjenca artificiale 66e580be54fba

Ja sa vlen Inteligjenca Artificiale

September 14, 2024
1 minut lexim

Zhvilluesi i Inteligjencës Artificiale me bazë në Kaliforni, Open AI, po kërkon edhe 6.5 miliardë dollarë nga investitorët.

Me këtë rast, vlera e saj kap shumën e 150 miliardë dollarëve, raporton Bloomberg, duke iu referuar burimeve anonime të informuara.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se vlerësimi i mëparshëm i vlerës së tregut të OpenAI në fillim të këtij viti, i cili ishte 86 miliardë dollarë, shtoi agjencia me bazë në New York.

Open AI po konsideron gjithashtu t’u kërkojë bankave 5 miliardë dollarë kredi.

Burimet theksojnë se bisedimet e sipërpërmendura të financimit të OpenAI janë ende në vazhdim dhe kushtet mund të ndryshojnë.

Sipas raporteve, OpenAI nuk është startup-i i parë i madh i teknologjisë që i afrohet bankave të Wall Street për një kredi, pasi kompani të tilla si Facebook, Alibaba ose Uber e kanë bërë këtë përpara se të prezantojnë një ofertë fillestare publike (IPO) dhe të dalin publikisht tregu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ukraina me afer marrjes se lejes per sulme me arme me rreze te gjate 66e57f38d1e6c
Story i mëparshëm

Ukraina, më afër marrjes së lejes për sulme me armë me rreze të gjatë

rraklli e duartroket shembulli eshte te mario mitaj 66e5813539757
Story i radhës

Rraklli e duartroket: Shembulli është te Mario Mitaj

Të fundit nga

Fillon rikonstruimi i rrugës Orizare-Sllupçan

Në Komunën e Likovës ka nisur sot projekti i rikonstruktimit të rrugës Orizare-Sllupçan, një investim me vlerë prej 900 mijë eurosh. Projekti është miratuar unanimisht nga këshilli komunal, pavarësisht përkatësisë politike të
ShkoLartë