Ja sa shumë po i mungon Karim Benzema, Real Madridit

Barazimi i Real Madridit ndaj Real Sociedadit me rezultat 1:1 ka ngritur polemika te kampi mardilen dhe humbja e rasteve të shumta ka ngritur shqetësime, shkruan gazeta “Marca”.

Real Madrid ka nevojë për golat e të lënduarit Karim Benzemas, shkruan gazeta spanjolle.

Klubi mbretëror në ndeshjen ndaj Real Sociedad krijoj shumë raste, por mungesa e golashënuesve është brengose.

Që nga largimi i Cristiano Ronaldos në verën e 2018-ës, Benzema është bërë golashënuesi kryesor i “Los Blancos” duke shënuar 74 gola prej sezonit 2018/19 deri më tash.

Lëndimi i francezit për Real Madrid është problem i madh sepse nuk ka kush shënon gola.

Sulmuesit e tjerë të Real Madrid së bashku kanë shënuar 11 gola, me Vinicius Junior (4), Eden Hazard (3), Marco Asesnio (2), Mariano Diaz (1) dhe Rodrygo Goes (1).

Benzema ka shënuar 17 nga 53 golat e Real Madrid në këtë sezon dhe ky fakt tregon se sa shumë po i mungon trajnerit Zinedine Zidane.

Ish-sulmuesi i Olimpique Lyonit është afër rikthimit nga lëndimi dhe gjasat reale janë se ai të jetë i gatshëm të luajë për skuadrën e Zidanes në derbin e qytetit ndaj Atletico Madrid, takim që zhvillohet më 7 mars..

Ngjarja paraprake

Shpëtim Idrizi: Votat e PDIU-së e çojnë Ramën në opozitë

Ngjarja e ardhëshme

RMV/ Certifikatat e librave amë shkojnë në histori

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian