Ja sa do të kushtojnë procesorët e rinj AMD Ryzen 7000

1 minut lexim

AMD zyrtarisht prezantoi modelet e reja të procesorëve Ryzen 7000. Nga data 27 Shtator do të nxjerrë në shitje një model buxhetor prej 299 dollarësh me 6 bërthama Ryzen 5 7600X, ndjekur nga një model 8 bërthamësh Ryzen 7 7700X prej 399 dollarësh.

Dy procesorët e tjerë i përkasin segmentit të lartë, konkretisht Ryzen 9 7900X me 12 bërthama dhe çmim 549 dollarë dhe Ryzen 8 7950X me 16 bërthama dhe çmim prej 699 dollarësh.

7600X dhe 7900X kanë çmime të njëjta me modelet që do të zëvendësojnë të serive Ryzen 5000.

Ndërsa 7950X është 100 dollarë më i lirë sesa 5950X ndërsa 7700X është 100 dollarë më i lirë sesa 5700X.

Ryzen 7000 bazohen në arkitekturën e re Zen 4 me frekuenca turbo mbi 5Ghz dhe dyfishim të L2 Cache së bashku me RAM DDR5.

AMD pretendon se Ryzen 7000 janë deri në 29 përqind më të shpejtë sesa Ryzen 5000. Nëse po prisnit procesorë më të lirë sesa këto katër modelet, duhet të prisni deri vitin e ardhshëm.

Ndërkaq kompania do të vazhdojë shitjen e procesorëve Zen 3 bazuar në platformën AM4. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Roma transferon zëvendësuesin e Wijnaldumit

Story i radhës

Nuk ka masa anti-COVID në fillimin e vitit shkollor në Maqedoni, vonohen tekstet për disa klasa

Të fundit nga