Ja pse Juventus u largua nga gara për Donnarumman!

Juventus vendosi të largohet nga gara për portierin Gianluigi Donnarumam shkaku i arsyeve financiare.

22-vjeçari është bërë agjent i lirë në korrik kur kontrata me AC Milanin skadoi dhe vendosi t’i bashkohet PSG-së, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Sipas Goal, Juventus ishte në pozitë për të nënshkruar me Donnarumman në verë, por klubi italian pastaj regjistroi humbje prej 180 milionë euro, andaj vendosën të mos e transferojnë.

Kurse, drejtori i Juves, Federico Cherubini gjatë muajit konfirmoi se shkaku i Wojciech Szczesny nuk e transferuan Donnarumman.

“Kemi një portier me kontratë afatgjatë, që ende i besojmë. Nuk do kishte kuptim të bëjmë siç bëri PSG”.

“Nuk do ishte mundësi për të krijuar situatë ku të kemi dy portierë të mirë në një skuadër”, deklaroi ai.

Szczesny është duke kaluar kohë të vështirë te Juventus në muajt e fundit, ku nuk arriti të mbajë portën e paprekur në 15 ndeshjet e fundit në Seria A.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Mësueset u përplasën për një vend në lokal. Pezullohen nga detyra

Ngjarja e ardhëshme

​Anton Quni premton funksionalizim të parkut të biznesit dhe mbështetje për industrinë e turizmin në Prizren

të fundit nga

Revolucioni i ri

Bota e futbollit po drejtohet gjithnjë e më tepër drejt teknologjisë. Duke

AlbanianEnglishMacedonian