Ja pse e mbështes Lulzim Bashën

Me Lulzim Bashën si kryetar i PD-së, së pari vetë Partisë Demokratike po i bëhet VETING-u, dekriminalizimi, dekorruptimi dhe dekomunistifikimi politik.

Kjo duket në mënyrën transparente dhe demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ku për herë të parë në këto 30 vite tranzicion Kryetari Basha dhe PD e ripërtërirë po japin shembull emancipimi lirie e demokracie të brëndshme të një partie politike shqiptare.

Demokracia shqiptare së pari ka vuajtur nga cilësia, aftësia dhe përzgjedhja e keqe që është bërë dhe nga kualiteti i dobët që arritën të jenë deputetë në parlamentin shqiptar gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.

Kjo pasi parlamenti shqiptar gjatë këtyre viteve ishte i mbushur plot me individë me të kaluar komuniste, me ishkomunistë  e ishfunksionarë  të devotshëm të regjimit komunist dhe me ishsigurimsa të shtetit, dhe që kurrë nuk u bë as dekomunistifikimi dhe as lustracioni antikomunist.

Sikur të mos mjaftonte vetëm ky fakt, gjendja precipitoi akoma edhe më keq pasi partitë politike shqiptare u kapën nga autokratët, nga mafia, hajnija e korrupsioni brënda tyre, që i shndërroi ato në ndërmarrje politike intrigash, pazaresh e tarafesh klane e klikash ku u asgjësua plotësisht meritokracia, ndershmëria, transparenca, aftësia, profesionalizmi, talenti, personaliteti, dinjiteti dhe përgjegjshmëria e patriotizmi. 

Unë si antar i orëve të para të Partisë Demokratike mbështes plotësisht Lulzim Bashën dhe PD e ripërtërirë, pasi jam nga ata  që e kam kundërshtuar gjithmonë frymën autoritaritariste; kam qenë kundër survejimit dhe ndëshkimit të  mendimit ndryshe, kundër jotransparencës dhe mungesën e demokracisë së brëndshne brënda saj; kam kundërshtuar sidomos mënyrën apriori dhe diktatin nga lart të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, lidhjet e shkurtëra korruptive e nepotike, lidhjet nepotike dhe të akraballëkut fisnor si dhe kam kundershtuar edhe pronësimin e të drejtës për të qenë kandidat dhe deputet i përjetshëm.  

E shoh këtë hapje, këtë liri ,transparencë dhe demokraci të brëndshme si gjënë më të mirë dhe më të duhurën që po bën Lulzim Basha,si një risi politike dhe emancipuese drejt zhvillimit dhe përsosjes së demokracisë.  

Lulzim Basha solli për herë të parë në politikën shqiptare, politikën demokratike të zgjedhjes fillore të kandidatëve për deputet, duke ia kthyer demokracinë antarësisë së Partisë Demokratike, vullnetit dhe përzgjedhjes nga baza, nga antarësia.

Lulzim Bashën e mbështes sepse me Bashën kryeministër do të ndryshojnë për nga më e mira Shqipëria: progresi, zhvillimi, mirëqënia, kultura, arsimimi, shëndetsia, drejtësia, akademia dhe universiteti, demokracia dhe integrimi i Shqipërisë të cilat janë kapur e marrë peng nga e ashtuquajtura mashtruese “rilindja” socialiste.

Ngjarja paraprake

Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit

Ngjarja e ardhëshme

Aksident me vdekje me mëngjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian