Ja nga cila ditë e javës tjetër do bie borë e shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë

Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Ngjarja paraprake

Guardiola pranë rinovimit

Ngjarja e ardhëshme

Hasani: Sulmet ndaj mjekëve po shndërrohen në problem serioz

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian