ja kur pritet te leshohen parate nga tvsh ja ime per tremujorin e dyte 66c1ceef6f334

Ja kur pritet të lëshohen paratë nga “TVSH-ja ime” për tremujorin e dytë

August 18, 2024
1 minut lexim

-Kthimi i tatimit kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tre-mujorit kalendarik. Kështu thanë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) pasi që qytetarëve nuk u janë kthyer mjetet për tremujorin e dytë të këtij viti nga “TVSH-ja ime”.

Për këtë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sqaruan se mjetet kthehen brenda 60 ditëve pas përfundimit të tre-mujorit. Qytetarët presin paratë për muajt prill, maj dhe qershor.

“Në përputhje me nenin 8 të Ligjit për kthimin e një pjese të vlerës nga tatimi i shtuar i personave fizik kthimi i tatimit kryhet në llogarinë e transaksionit të personit fizik sipas detyrës zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit kalendarik në të cilin është lëshuar llogaria fiskale”, thanë nga DAP për Portalb.mk

Sipas kësaj i bie që mjetet duhet të lëshohen në llogaritë e qytetarëve më së voni deri në fund të muajit gusht.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska së fundmi bëri të ditur se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet.

Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

gjinovci osmanit shteti nuk ankohet ne polici nuk ben akuza nuk shfaq frike as dobesi shteti vepron me arsyen shteterore 66c1ceeb44a6c
Story i mëparshëm

Gjinovci, Osmanit: Shteti nuk ankohet në polici, nuk bën akuza, nuk shfaq frikë as dobësi, shteti vepron me arsyen shtetërore

tentoi te largohej nga shqiperia kapet 56 vjecari i denuar me burg 66c1d17f37279
Story i radhës

Tentoi të largohej nga Shqipëria, kapet 56-vjeçari i dënuar me burg

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë