ja kur do te kthehen mjetet nga tvsh ja ime per tre mujorin e dyte 66c19632a01fb

Ja kur do të kthehen mjetet nga TVSH-ja ime për tre-mujorin e dytë

August 18, 2024
1 minut lexim

Kthimi i tatimit kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tre-mujorit kalendarik. Kështu thanë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për Portalb.mk pasi i pyetëm pse deri më tani qytetarëve nuk u janë kthyer mjetet për tre-mujorin e dytë të këtij viti.

Në redaksinë e Portalb.mk arritën ankesa nga qytetarët se nuk kanë marrë në llogaritë e tyre mjetet nga TVSH-ja ime për muajt prill, maj dhe qershor.

Për këtë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sqaruan se mjetet kthehen brenda 60 ditëve pas përfundimit të tre-mujorit.

“Në përputhje me nenin 8 të Ligjit për kthimin e një pjese të vlerës nga tatimi i shtuar i personave fizik kthimi i tatimit kryhet në llogarinë e transaksionit të personit fizik sipas detyrës zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit kalendarik në të cilin është lëshuar llogaria fiskale”, thanë nga DAP.

Sipas kësaj i bie që mjetet duhet të lëshohen në llogaritë e qytetarëve më së voni deri në fund të muajit gusht.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska së fundmi bëri të ditur se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet.

Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019.

MARKETING

RENT A CAR

dua lipa mahnit me nje fustan lekure teksa shijon mbremjen me te dashurin callum turner ne londer 66c194920688c
Story i mëparshëm

Dua Lipa mahnit me një fustan lëkure, teksa shijon mbrëmjen me të dashurin Callum Turner në Londër

10 per heqjen e vizave 10 per ndalim te befason gacaferi ja pse vv me kete parti do te fitojne 80 te votave 66c196abd3c0c
Story i radhës

“10% për heqjen e vizave, 10% për ndalim të…”, befason Gacaferi: Ja pse VV me këtë parti do të fitojnë 80% të votave

Të fundit nga

ShkoLartë