Ja kur do të jepet provimi për licencën e mësuesit! Kushti kryesor që duhet të kenë kandidatët është…

Ndërkohë që nuk ka përfunduar ende sezoni i provimeve të infermierëve që duan të punësohen, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka caktuar muajin prill për testimin e mësuesve të rinj që duan të fitojnë licencën. Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, përmes së cilës iu kujton dokumentet dhe rregullat e reja të cilave duhet t’iu nënshtrohen kandidatët.

Shtrëngime janë bërë për ata që nuk kanë ende në dorë diplomën e ciklit të dytë, të cilët do të duhet të sjellin jo thjesht një vërtetim notash (siç ndodhte më parë), por një listë dokumentesh që të vërtetojnë që kanë shlyer detyrimet me universitetin dhe mbetet vetëm marrja e kartonit. Pra, përveç letërnjoftimit, bashkë me një kopje të tij dhe faturën origjinale të pagesës. Ata që duan të futen në provimin e shtetit dhe nuk kanë diplomën Master në duar duhet të pajisen me një vërtetim shterues.

“Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati duhet të pajiset nga universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo: ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim (si dhe njohjen e gjuhës së huaj, në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi); emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar; viti i përfundimit; numri i matrikullimit; data e diplomimit”, citohet në njoftimin e QSHA-së. Pas pesë vitesh shkollë, mësuesit duhet të sigurojnë medoemos licencën për t’iu nënshtruar më pas provimit që i fut në rankimin për sigurimin e një vendi pune në arsim.

DOKUMENTET PËR T’U FUTUR NË PROVIM
– Letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë, dokumenti origjinal);
– Kopje të kartës ID ose pasaportës;
– Faturën origjinale, me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit për llogari të QSHA-së, të kryer në një bankë të nivelit të dytë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së, bazuar në herën e pjesëmarrjes);

Ngjarja paraprake

NATO i kundërpërgjigjet shpejt Rusisë: Kërcënimet ndaj Bosnjës janë të papranueshme

Ngjarja e ardhëshme

Kjo komunë fton të moshuarit dhe punëtorët shëndetësor që të regjistrohen për vaksinim kundër Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian